Challandes flet para përballjes së Kosovës me Çekinë dhe Anglinë

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të mbajë sot konferencë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator dhe kundër Anglisë më 10 shtator.

Konferenca mbahet në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkaq, të hënën në orën 10:30, në sallën e konferencave në stadiumin “Fadil Vokrri”, në konferencë për media do të paraqiten përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, së bashku me dy futbollistët Arton Zekaj dhe Eris Abedini, në prag të ndeshjes për kualifikimet për Euro 2021 kundër Anglisë.