Sonda “Chang’e-5”, ulje me sukses në Hënë

Periskopi.com Lajme

Më 1 dhjetor, sonda hapësinore e Kinës “Chang’e-5” bëri me sukses ulje në anën e përparme të Hënës. Pas uljes me sukses, e telekomanduar nga Toka, sonda do të fillojë punën 2-ditore në satelitin e vetëm të Tokës.

“Chang’e-5” u ul me sukses në zonën e paracaktuar me gjatësi perëndimore 51.8 gradë dhe gjerësi veriore 43.1, duke dërguar fotografi nga ulja e saj. Zv.drejtori i Qendrës së Kontrollit të Fluturimeve Kozmike të Pekinit He Jun u shpreh:

“Kjo ulje ka saktësi shumë të lartë kontrollimi, çka ka hedhur një bazë mjaft të fortë për punët e ardhshme në Hënë, largimin nga Hëna, lidhjen në hapësirë dhe kthimin e sondës në Tokë.”

Zona e paracaktuar për uljen e sondës “Chang’e-5” ndodhet afër maleve Rümker, në veri të kraterit më të madh në Hënë.

Shkencëtarët kanë sugjeruar uljen në këtë zonë, sepse në krahasim me zonat e uljes dhe marrjes së mostrave nga ShBA-së dhe Rusia, në këtë zonë mund të ketë shtresa më të reja bazalti.

Zv.kryekomandanti i projektit për hulumtimin hënor të Kinës dhe drejtori i Qendrës së Programit Hapësinor dhe të Eksplorimit Hënor pranë Administratës Kombëtare të Hapësirës, Liu Jizhong, shpjegon:

“Kur bëjmë këtë zgjedhje, mbajtëm parasysh zbatueshmërinë e projektit, si edhe rëndësinë për studime shkencore. Nga ana e studimeve shkencore, një zonë ku as ShBA-ja e as Rusia nuk kanë eksploruar, është një zonë e re.

Për pikat kyçe dhe vështirësitë e uljes në Hënë, zv.projektuesi i përgjithshëm i sondës “Chang’e-5” Peng Jing prezanton:

“Kemi bërë një projektim të posaçëm për shmangien e pengesave, dhe në lartësinë afro 100 metra, do të fotografohen zonat poshtë mjetit zbritës të sondës.

Siç mësohet, pas uljes me sukses, mjeti zbritës, i telekomanduar nga Toka, do të fillojë punën 2-ditore për të mbledhur mostrat nga Hëna.