Në Kosovë vidhet edhe në sterilizimin e qenusheve (Foto)

Periskopi.com Lajme

Se në Kosovë vjedhja ne tendere është bërë diçka normale e tregon edhe fakti i fundit ku ka pasur keqëpërdorime në tenderin për sterilizimin e kafshëve.

Donika Dabishevci, një qytetare e Kosovës ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook ku ka treguar se dikush ka keqpërdorur tenderin për sterilizmin e kafshëve, shkuan Periskopi.

Sipas tregimit të znj.Dabishevci një qenushe ka lindur 7 këlyshë para dy ditëve, derisa e njejta duhej të ishte e sterilizuar pasi dikush  ka fituar tenderin për kastrim të qenve të pa strehë, i ka marrë paratë, ja ka vënë vathin në vesh dhe e ka lëshuar sërish në rrugë.

Më poshtë e keni postimin e bërë nga Donika Dabishevci në Facebook:

“Kjo fotografi është fytyra e korrupsionit, abuzimit e keqpërdorimit në Kosovë! Qenushja nanë është e matrikulume. D.m.th supozohet se edhe e sterilizume. Por, ajo i ka lindë 7 këlysh para 2 ditësh.
Dikush që ka fitu tenderin për sterilizim/kastrim të qenve pa strehë, i ka marrë paratë, ja ka vënë vathin në vesh dhe e ka lëshu sërish në rrugë.
Mbrëmë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve e kanë fotografuar në Lipjan, rruga e ambulantës, përballë kafiterisë “3 plus”. Por, pas reagimit të tyre, sot ajo është zhdukur bashkë me tre këlysh. Dikush ja ka humbur gjurmët…Kanë mbetur vetëm gjysma e bebeve, tashmë edhe pa nanë ?
Dhe po, kanë mbetur edhe keqpërdoruesit e parasë publike, të korruptuarit që japin e përfitojnë nga këto tendere, abuzuesit me jetëra kafshësh dhe edhe një ndërgjegje kolektive që ka shku n’dreq t’mallkumë!”. /Periskopi/